Presidenti gjerman me urim për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier e ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Presidenti Steinmeier përmes urimit ka riafirmuar mbështetjen e Gjermanisë për pavarësinë dhe rrugën evropiane të Kosovës, duke rikujtuar se shteti i tij në shkurt 2008, ishte ndër vendet e para që njohu […] The post Presidenti gjerman me urim për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës appeared first on Albinfo.

Presidenti gjerman me urim për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier e ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti Steinmeier përmes urimit ka riafirmuar mbështetjen e Gjermanisë për pavarësinë dhe rrugën evropiane të Kosovës, duke rikujtuar se shteti i tij në shkurt 2008, ishte ndër vendet e para që njohu shtetin e Kosovës, tranmseton albinfo.ch.

“Gjatë këtyre viteve, kemi thelluar vazhdimisht bashkëpunimin tonë, qoftë në politikat e sigurisë, në reformat për përafrimin me BE-në apo në fushën e politikave të klimës dhe energjisë”, thuhet në urimin e Steinmeier.

Tutje, ai ka thënë se në çështjet e politikës së jashtme, Kosova është pozicionuar qartësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, veçanërisht në mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit të Rusisë.

The post Presidenti gjerman me urim për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës appeared first on Albinfo.