Presidenti Gustavo Petro u bën thirrje kolumbianëve ilegalisht në SHBA të kthehen në vend

Presidenti kolumbian Gustavo Petro u bëri thirrje kolumbianëve që ndodhen ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të japin “menjëherë” dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në Kolumbi. Ai në një postim në X shtoi se Ministria e Mirëqenies Sociale do të ofrojë kredi për ata që kthehen dhe regjistrohen në programet e saj. Avionët e Forcave [...]Read More...

Presidenti Gustavo Petro u bën thirrje kolumbianëve ilegalisht në SHBA të kthehen në vend

Presidenti kolumbian Gustavo Petro u bëri thirrje kolumbianëve që ndodhen ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të japin “menjëherë” dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në Kolumbi.

Ai në një postim në X shtoi se Ministria e Mirëqenies Sociale do të ofrojë kredi për ata që kthehen dhe regjistrohen në programet e saj.

Avionët e Forcave Ajrore Kolumbiane që transportonin të dëbuar nga SHBA mbërritën në Bogota këtë javë.

Le solicito a las colombianas y colombianos sin documentos en EEUU dejar sus trabajos de inmediato en ese país y retornar a Colombia lo más pronto posible

La riqueza la produce solo el pueblo trabajador.

El Departamento de Prosperidad Social, DPS, buscará entregar créditos…

— Gustavo Petro (@petrogustavo) January 31, 2025

Petros shmangi katastrofën ekonomike gjatë fundjavës kur diplomatët nga qeveria e tij dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje për fluturimet e dëbimit, në një mosmarrëveshje që bëri që të dy vendet të kërcënojnë njëri-tjetrin me tarifa dhe Shtetet e Bashkuara të vendosin masa për vizat e hyrjes./abcnews.al