Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit: Është një vlerësim që unë e pranoj më përulësi
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shpallur qytetar nderi i Komunës së Gjilanit. Begaj pasi u shpall “Qytetar Nderi” tha se është e vështirë për të shprehur mirënjohje. “Gjilani si qytet i sakrificës dhe i qëndresës më bënë sot pjesë të tij dhe ky është një vlerësim që unë e pranoj më përulësi. Ky titull
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shpallur qytetar nderi i Komunës së Gjilanit.
Begaj pasi u shpall “Qytetar Nderi” tha se është e vështirë për të shprehur mirënjohje.
“Gjilani si qytet i sakrificës dhe i qëndresës më bënë sot pjesë të tij dhe ky është një vlerësim që unë e pranoj më përulësi. Ky titull i përket të gjithë shqiptarëve që në momentet më të vështira qëndruan pranë dhe krah jush si pjesë e pandashme… Kosova nuk është e lirë rastësisht, ajo është një fitore e madhe. Madje nuk hoqi dorë nga ëndrra për pavarësi”, tha ai.
Tutje begaj theksoi se e din mirë peshën dhe sakrificën e lirisë.
“Gjilani ka heronjtë e vet, Idriz Seferi, Ramiz Cërnica , Kadri Zeka, Rexhep Malaj,Nuhi Berisha, Agim Berisha, Rrahim Beqiri, Xhevat Qerimi. Sot ky qytet është i mbushur me jetë, me shpresë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe që e dinë shumë mirë sa sakrifica u desh për liri dhe kjo liri nuk është çuar dëm. Liria duhet të mbrohet dhe të ndërtohet çdo ditë”, tha ai duke shtuar se “Shqipëria ka qenë pranë Kosovës dhe kështu do të jetë gjithmonë”.
“Ne do të qëndrojmë kurdo herë edhe në kohë paqe. Ne jemi një komb që ndonëse nuk e harron të kaluarën , sheh drejtë së ardhmes. Shqipëria dhe Kosova duhet ta shohin të ardhmen të përbashkët drejt Integrimit Evropian. Qyteti i Gjilanit ka ruajtur frymën e atdhe dashurisë, në rrugët e tij ndjehet shpresa për të ardhmen”, ka thënë presidenti i Shqipërisë, Begaj./Telegrafi/