Presidenti kolumbian pretendon se trafikantët e drogës po planifikojnë ta vrasin me raketa
Presidenti kolumbian Gustavo Petro deklaroi se trafikantët e drogës kanë blerë dy sisteme raketash tokë-ajër (SAM) me të cilat planifikojnë të vënë në shënjestër avionin e tij dhe ta vrasin atë. Presidenti Petro deklaroi se arsyeja e këtij plani të klaneve të drogës është suksesi që ata kanë arritur në luftën kundër trafikut të drogës, [...]Read More...

Presidenti kolumbian Gustavo Petro deklaroi se trafikantët e drogës kanë blerë dy sisteme raketash tokë-ajër (SAM) me të cilat planifikojnë të vënë në shënjestër avionin e tij dhe ta vrasin atë.
Presidenti Petro deklaroi se arsyeja e këtij plani të klaneve të drogës është suksesi që ata kanë arritur në luftën kundër trafikut të drogës, transmeton Reuters.
“Tregtarët e drogës duan të gjuajnë një raketë në aeroplanin tim nga një sistem që ata blenë. Jo një, por dy raketa. E di kush është dhe prandaj duhet të veprojmë”, tha Petro gjatë ceremonisë së inaugurimit të drejtorit të ri të Policisë Kombëtare Kolumbiane, por nuk dha asnjë provë për pretendimet e tij./abcnews.al