Presidenti turk Erdogan: Izraeli duhet t’i jap fund luftës në Gaza dhe të rikuperojë dëmet
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në një konferencë për shtyp me kryeministrin malajzian, Anëar Ibrahim deklaroi se Izraeli duhet t’i japë fund çështjes së Gazës dhe të kompesojë dëmet e shkaktuara. “Izraeli duhet t’i japë fund pushtimit të territoreve palestineze dhe të kompensojë të gjitha dëmet e shkaktuara” tha ai. Ndërkohë presidenti komentoi gjithashtu mbështetjen [...]Read More...

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në një konferencë për shtyp me kryeministrin malajzian, Anëar Ibrahim deklaroi se Izraeli duhet t’i japë fund çështjes së Gazës dhe të kompesojë dëmet e shkaktuara.
“Izraeli duhet t’i japë fund pushtimit të territoreve palestineze dhe të kompensojë të gjitha dëmet e shkaktuara” tha ai.
Ndërkohë presidenti komentoi gjithashtu mbështetjen qoftë ekonomike ndaj Palestinës duke thënë se duhet që vendet e ASEAN të bashkojnë forcat.
“Çfarë lloj mbështetjeje mund të japim në aspektin e ndihmës apo të parave? Kjo nuk është diçka që Malajzia apo Turqia mund ta bëjnë të vetme. Por nëse të gjithë anëtarët e ASEAN-it bashkojnë forcat, mendoj se ne mund të bëjmë pjesën tonë.” shtoi kreu i qeverisë turke.
/ abcnews.al