Nëse Presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, zgjedhjet mbahen më së largu më 15 nëntor

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur Aktgjykimin lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, të dërguar nga PDK-ja, duke përcaktuar edhe afatin për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese është bërë e ditur se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas afatit të paraparë me Kushtetutë, ndërsa zgjedhja e Qeverisë nuk është bërë në mënyrë antikushtetuese.
Aktgjykimi i Gjykatës flet edhe për afatin kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Sipas Aktgjykimit, zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet deri më 6 tetor.
Në rast se Presidenti nuk zgjidhet deri në këtë datë, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, duhet t’i shpallë zgjedhjet brenda 45 ditësh.
Duke u bazuar në këtë afat, zgjedhjet do të duhej të mbaheshin më 15 nëntor, pasi 15 nëntori është e diela e fundit brenda afatit të përcaktuar kushtetues.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



