Presidentja e Zvicrës zhvillon bisedë telefonike me Donald Trump, flasin për tregtinë

Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Keller-Sutter theksoi rëndësinë e tregtisë dypalëshe dhe diskutoi mënyrat për të adresuar ambiciet e përbashkëta midis dy shteteve. Ajo theksoi se të dy liderët ranë dakord për të vazhduar bisedimet në interes të forcimit të […] The post Presidentja e Zvicrës zhvillon bisedë telefonike me Donald Trump, flasin për tregtinë appeared first on Albinfo.

Presidentja e Zvicrës zhvillon bisedë telefonike me Donald Trump, flasin për tregtinë

Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Keller-Sutter theksoi rëndësinë e tregtisë dypalëshe dhe diskutoi mënyrat për të adresuar ambiciet e përbashkëta midis dy shteteve. Ajo theksoi se të dy liderët ranë dakord për të vazhduar bisedimet në interes të forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe diplomatike mes vendeve të tyre.

“Në bisedën telefonike të sotme me Presidentin Donald Trump, unë përcolla të dyja, qëndrimin për tregtinë dypalëshe dhe mënyrat për të adresuar ambiciet . Ne ramë dakord të vazhdojmë bisedimet në interes të të dy vendeve tona. Mezi presim të gjejmë zgjidhje në të ardhmen shumë të afërt”, ka shkruar presidentja zvicerane në rrjetin social X.

The post Presidentja e Zvicrës zhvillon bisedë telefonike me Donald Trump, flasin për tregtinë appeared first on Albinfo.