Presidentja Osmani kujton Luan Haradinajn: Dha shumë për lirinë e Kosovës

Welcome to Kosova Today

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij. Përmes një postimi, e para e vendit thotë se Luani, sikurse edhe familja Haradinaj, dhanë shumë për lirinë e Kosovës, duke u shndërruar në emblem të lirisë sonë. Osmani tutje ka thënë se Luani, luftoi për lirinë e Kosovës dh […]

Presidentja Osmani kujton Luan Haradinajn: Dha shumë për lirinë e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi, e para e vendit thotë se Luani, sikurse edhe familja Haradinaj, dhanë shumë për lirinë e Kosovës, duke u shndërruar në emblem të lirisë sonë.

Osmani tutje ka thënë se Luani, luftoi për lirinë e Kosovës dh era hero në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Më poshtë postimi i plotë i saj:

27-vjet më parë, në një përballje stoike me forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, Luan Haradinaj bie heroikisht, pak para se të vijë liria, të cilën luftëtari i UÇK-së me bashkëluftatarë, e patën ideal dhe amanet nga brezat, ndaj dëshmuan përkushtim, sakrificë dhe guxim.

Luani, sikurse edhe familja Haradinaj dhanë shumë për lirinë e Kosovës, duke u shndërruar në emblemë të lirisë sonë, ndaj do të jenë të nderuar përherë.

Hero Luani, luftoi për lirinë e Kosovës dhe ra hero në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Në këtë përvjetor, përkulemi para veprës heroike të Luanit me bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe nderojmë të gjithë dëshmorët tanë, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë.

Qoftë i përhershëm kujtimi për Luanin dhe të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë!

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Presidentja Kosov Vjosa Osmani Haradinajn Luani Haradinaj Shqip Serbis Luanit Luanin

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Presidentja Kosov Vjosa Osmani Haradinajn Luani Haradinaj Shqip Serbis Luanit Luanin

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online