Presidentja Osmani nuk shkon në inaugurimi e Trump, kjo është arsyeja
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara (Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve), për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri amerikan, Donald Trump. Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina. “Duke e vlerësuar këtë ngjarje si një […] The post Presidentja Osmani nuk shkon në inaugurimi e Trump, kjo është arsyeja appeared first on Albinfo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara (Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve), për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri amerikan, Donald Trump.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina.
“Duke e vlerësuar këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve, Presidentja ka vendosur ta dërgojë një delegacion të kabinetit të saj, i cili, së bashku me ambasadorin në SHBA, Ilir Dugolli, do ta përfaqësojnë Kosovën në aktivitetet inauguruese të datave 19-21 janar”, tha Kupina për Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se presidentja Osmani tashmë ka pasur rastin ta urojë personalisht Presidentin Trump gjatë një bisede të përmbajtjesore që zhvilluan muajin e kaluar të mbajtur në Pallatin Elysee, në Paris.
“Ky angazhim i vazhdueshëm reflekton përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me administratën e re amerikane dhe për të avancuar interesat e përbashkëta”, potencoi Kupina.
The post Presidentja Osmani nuk shkon në inaugurimi e Trump, kjo është arsyeja appeared first on Albinfo.