Presidentja Osmani uron besimtarët me rastin e Fitër Bajramit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Në urimin e saj, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e kësaj feste si një moment paqeje, begatie dhe harmonie për familjet dhe zemrat e njerëzve. “Kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji […] The post Presidentja Osmani uron besimtarët me rastin e Fitër Bajramit appeared first on Albinfo.

Presidentja Osmani uron besimtarët me rastin e Fitër Bajramit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në urimin e saj, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e kësaj feste si një moment paqeje, begatie dhe harmonie për familjet dhe zemrat e njerëzve.

“Kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi. Bajrami është festë e mirësisë dhe e solidaritetit, një moment për ta ndarë gëzimin me familjen, miqtë dhe ata që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe mbështetje,” thuhet në mesazhin e saj.

Ajo ka ftuar qytetarët që ta shohin këtë ditë si një rikujtim të vlerave të durimit, përkushtimit dhe zemërgjerësisë, duke uruar të gjithë me fjalët: “Urime Fitër Bajramin me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara!”

Festa e Fitër Bajramit po festohet sot në mbarë Kosovën, me ceremoni fetare dhe aktivitete solidariteti, duke shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton albinfo.ch.

The post Presidentja Osmani uron besimtarët me rastin e Fitër Bajramit appeared first on Albinfo.