Presidentja Osmani uron fituesit e zgjedhjeve në Gjermani: Mezi pres t’i thellojmë lidhjet tona të ngushta në vitet në vazhdim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar liderin e CDU-së në Gjermani, Friedrich Merz, dhe atë të CSU-së, Markus Soeder, për fitoren në zgjedhjet federale të së dielës. “Vendet tona ndajnë një histori të gjatë të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe mezi pres t’i thellojmë lidhjet tona të ngushta në vitet në vazhdim”, shkroi Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar liderin e CDU-së në Gjermani, Friedrich Merz, dhe atë të CSU-së, Markus Soeder, për fitoren në zgjedhjet federale të së dielës.
“Vendet tona ndajnë një histori të gjatë të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe mezi pres t’i thellojmë lidhjet tona të ngushta në vitet në vazhdim”, shkroi Osmani në X.
CDU/CSU ka fituar 28.8% të votave, ndërsa lideri i saj dhe kandidati për kancelar, Merz, u shpreh se dëshiron krijimin e shpejtë të një qeverie të re.
Ai e ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila doli e dyta me dyfish më shumë vota sesa në zgjedhjet e vitit 2021.
SPD-ja e Olaf Scholz shënoi humbje të thellë.