Presidentja viziton familjen e Jakup Krasniqit, fotografohet me nipin e tij

Presidentja e Kosovës ka vizituar familjen e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Lajmin e ka bërë të ditur Altin Krasniqi, i cili përmes një postimi ka falënderuar presidenten për vizitën dhe i ka uruar suksese në detyrën e saj.
Ai ka theksuar se në këto ditë të vështira për familjen dhe shtetin e Kosovës, nevojiten unitet, solidaritet dhe përkushtim në betejat ligjore për kthimin në atdhe të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në këto ditë të vështira, jo vetëm për ne si familje, por edhe për shtetin tonë, na duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore në përpjekjet për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



