Prezantohen veshjet tradicionale në një Universitet të Londrës
Në Londër, u zhvillua për herë të parë një aktivitet kushtuar kulturës, artit popullor, traditave dhe trashëgimisë shqiptare. The post Prezantohen veshjet tradicionale në një Universitet të Londrës appeared first on Albinfo.

Bëhet e ditur se në ambientet e Universitetit të Westminster-it në Londër, u zhvillua për herë të parë një aktivitet kushtuar kulturës, artit popullor, traditave dhe trashëgimisë shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Shoqata e Grave Britaniko-Shqiptare (British-Albanian Women Association), në bashkëpunim me Fondacionin “Tradita Popullore”, Universitetin e Westminster-it dhe Agjencinë Kombëtare të Diasporës, organizuan këtë aktivitet kaq kuptimplotë.
Pjesëmarrja e bashkëatdhetarëve nga Shqipëria dhe Kosova, e shoqatave shqiptare në Londër, e studiuesve të huaj të artit dhe kulturës shqiptare, si dhe e përfaqësuesve të Ambasadës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, i dha këtij eventi një dimension të veçantë dhe të pasur.
The post Prezantohen veshjet tradicionale në një Universitet të Londrës appeared first on Albinfo.