Princi saudit i thotë Putinit se mbështet “të gjithë nismat” për përfundimin e luftës në Ukrainë
Udhëheqësi de facto i Arabisë Saudite i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se shteti i tij mbështet “të gjitha nismat” për përfundimin e luftës në Ukrainë. Njoftimi i lëshuar më 14 mars vjen pasi gjatë bisedimeve në Xhedah të Arabisë Saudite, Ukraina pranoi një plan të Shteteve të Bashkuara për një armëpushim 30-ditor. Putin më [...]Read More...

Udhëheqësi de facto i Arabisë Saudite i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se shteti i tij mbështet “të gjitha nismat” për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Njoftimi i lëshuar më 14 mars vjen pasi gjatë bisedimeve në Xhedah të Arabisë Saudite, Ukraina pranoi një plan të Shteteve të Bashkuara për një armëpushim 30-ditor.
Putin më 13 mars tha se e pranon në parim këtë propozim, por shtoi se ka hollësi të cilat duhet të zgjidhen, si për shembull furnizimi i Kievit me armë perëndimore.
Princi saudit i Kurorës, Mohammed bin Salman, riafirmoi “përkushtimin e Arabisë Saudite për të lehtësuar dialogun dhe për të mbështetur të gjitha nismat që synojnë arritjen e një zgjidhjeje politike”, tha Ministria e Jashtme saudite, pasi bin Salman zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin.