“Prindërit e mi nuk të urrejnë” – Egli i tregon Gjestit se çka i thanë familja e saj për rifutjen në shtëpi
Egli Tako ka folur me Gjestin për raportet e saj me familjen, përkatësisht për momenti kur ajo vendosi të rifutej në shtëpi. Pavarësisht zhgënjimeve që ajo ka përjetuar nga ai, Egli ka treguar se familja e saj nuk ushqen urrejtje ndaj tij. “Prindërit e mi nuk të urrejnë ty, domethënë prindërit e mi janë njerëz…

Pavarësisht zhgënjimeve që ajo ka përjetuar nga ai, Egli ka treguar se familja e saj nuk ushqen urrejtje ndaj tij.
“Prindërit e mi nuk të urrejnë ty, domethënë prindërit e mi janë njerëz shumë të butë dhe nuk janë njerëz që thonë ‘Mos guxo, ta mbyll derën’, nuk janë kësi lloj njerëz prindërit e mi”, është shprehur ajo.
Egli u shpreh se prindërit kanë vendosur një kufi të qartë për mbrojtjen e saj.
“Babai im më ka thënë që ‘nëse ti e lejon, unë s’e lejoj më kurrë’. Prindërit e mi kanë tentuar shumë që të mos jem këtu. Ata janë lutur natë e ditë që të ikja nga këtu”, tha ajo.
View this post on Instagram
A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)