Prishtina po bëhet me 30 autobusë të rinj

Trafiku Urban ka hapur procedurën e prokurimit për blerjen e 30 autobusëve të rinj, një investim i rëndësishëm për përmirësimin e transportit publik në Prishtinë. Ky projekt, i mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe i realizuar përmes platformës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), synon të rrisë cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve për […] The post Prishtina po bëhet me 30 autobusë të rinj appeared first on Albinfo.

Prishtina po bëhet me 30 autobusë të rinj

Trafiku Urban ka hapur procedurën e prokurimit për blerjen e 30 autobusëve të rinj, një investim i rëndësishëm për përmirësimin e transportit publik në Prishtinë.

Ky projekt, i mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe i realizuar përmes platformës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), synon të rrisë cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët, siç ka shkruar Trafiku Urban.

“Procedura për aplikim do të jetë e hapur deri më 2 prill 2025, pas së cilës do të bëhet përzgjedhja e operatorit që do të furnizojë kryeqytetin me autobusët e rinj”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban në Facebook.

Pas finalizimit të këtij procesi, Trafiku Urban ka thënë se autobusët e rinj pritet të vijnë shumë shpejt.

The post Prishtina po bëhet me 30 autobusë të rinj appeared first on Albinfo.