Prishtinë: Gratë kërkojnë barazi e drejtësi

Në ditën e ndërkombëtare të tyre, me qindra gra kanë hequr dorë nga festa të shtunën dhe kanë marshuar nëpër sheshet qendrore të Prishtinës për të kërkuar barazi dhe drejtësi për to. Ato kanë mbajtur në duar pankarta të ndryshme. “Marshojmë për njana-tjetrën”, “Grua, Jetë, Liri”, “Trupi jem, e drejta jem”, ishin disa prej tyre. […] The post Prishtinë: Gratë kërkojnë barazi e drejtësi appeared first on Albinfo.

Prishtinë: Gratë kërkojnë barazi e drejtësi

Në ditën e ndërkombëtare të tyre, me qindra gra kanë hequr dorë nga festa të shtunën dhe kanë marshuar nëpër sheshet qendrore të Prishtinës për të kërkuar barazi dhe drejtësi për to.

Ato kanë mbajtur në duar pankarta të ndryshme. “Marshojmë për njana-tjetrën”, “Grua, Jetë, Liri”, “Trupi jem, e drejta jem”, ishin disa prej tyre.

Janë parë edhe flamuj të Palestinës.

Që nga fillimi i shekullit të kaluar, Dita Ndërkombëtare e Gruas shënohet për çdo 8 Mars, dhe e përkujton lëvizjen për barazi. Në këtë datë, gratë gjithandej botës bashkohen për të kërkuar më shumë të drejta.

The post Prishtinë: Gratë kërkojnë barazi e drejtësi appeared first on Albinfo.