Pse nuk pritet të bien çmimet e benzinës në Zvicër?

Çmimet e karburanteve në Zvicër nuk pritet të ulen së shpejti, pavarësisht rifillimit të pjesshëm të transportit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit.
Sipas ekspertëve, kapacitetet e kufizuara të rafinimit dhe vështirësitë në transportin e karburanteve po pengojnë uljen e çmimeve.
Një tjetër faktor është niveli historikisht i ulët i ujit në lumin Rin, përmes të cilit transportohet rreth gjysma e karburantit për transportin rrugor në Zvicër.
Ekspertët theksojnë se ulja e çmimit të naftës bruto nuk reflektohet menjëherë te pompat e derivateve, ndaj konsumatorët zviceranë do të duhet të presin për një lehtësim të mundshëm të çmimeve.
The post Pse nuk pritet të bien çmimet e benzinës në Zvicër? appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



