Në pritje të protestës së gjashtë në Tiranë, disa institucione blindojnë dyert dhe dritaret (VIDEO)

Në pritje të protestës së gjashtë në Tiranë, disa institucione blindojnë dyert dhe dritaret (VIDEO)

Në prag të protestës së gjashtë në Tiranë, disa institucione kanë marrë masa shtesë sigurie, duke blinduar dyert dhe dritaret për t’u mbrojtur nga sulme të mundshme.

Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën, Gjykata e Lartë ka vendosur mbrojtëse metalike në dritare, me qëllim parandalimin e dëmtimeve në rast të përsëritjes së incidenteve të dhunshme.

Të njëjtat masa janë marrë edhe në Ministrinë e Arsimit, ku hyrja është blinduar me struktura hekuri për të parandaluar hedhjen e molotovëve dhe sendeve të tjera të forta në drejtim të godinës.

Ministria e Arsimit ka qenë një nga institucionet e shënjestruara gjatë ditëve të fundit të protestave, ku janë regjistruar akte dhune dhe dëmtime të pronës.

The post Në pritje të protestës së gjashtë në Tiranë, disa institucione blindojnë dyert dhe dritaret (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.