Problemet me shikimin mund të ndihmojnë me diagnostikimin e këtyre sëmundjeve

Welcome to Kosova Today

Problemet me shikimin mund të jenë një nga shenjat e para të problemeve me trurin që çojnë në demencës dhe Alzheimer Një studim i ri ka zbuluar se humbja e ndjeshmërisë në shikim mund të parashikojë demencën 12 vite para diagnostikimit. Tre studiues nga Universiteti i Loughborough-Eef Hogervorst kanë shpjeguar zbulimin e tyre në artikullin […] The post Problemet me shikimin mund të ndihmojnë me diagnostikimin e këtyre sëmundjeve appeared first on Telegrafi.

Problemet me shikimin mund të ndihmojnë me diagnostikimin e këtyre sëmundjeve

Problemet me shikimin mund të jenë një nga shenjat e para të problemeve me trurin që çojnë në demencës dhe Alzheimer

Një studim i ri ka zbuluar se humbja e ndjeshmërisë në shikim mund të parashikojë demencën 12 vite para diagnostikimit.

Tre studiues nga Universiteti i Loughborough-Eef Hogervorst kanë shpjeguar zbulimin e tyre në artikullin e publikuar për “Science Alert”.

Kërkimet u bazuan në studimin për disa vite të 8.623 personave të shëndetshëm. Në fund të studimit, 537 pjesëmarrës, kishin zhvilluar një formë të demencës dhe kjo i lejoi studiuesit të analizojnë faktorët që mund ta kenë paralajmëruar.

Sipas tyre, problemet me shikimin mund të jenë një nga shenjat më të hershme të problemeve me memorien që sjellin sëmundjen e Alzhemierit, por jo vetëm. Sipas tyre, para se të nisin problemet më të mëdha, zonat e trurit që kontrollojnë shikimin preken të parat.

Thënë kjo, testet në shikim mund të zbulojnë deficit para se të dalin rezultatet e memories.

Sytë luajnë një rol të rëndësishëm në sëmundje si Alzhemieri, pasi ato ndikojnë në mënyrën se se truri percepton imazhin.

Sipas studiuesve, kjo sëmundje, i bën personat që e kanë të mos dallojnë ngjyrat dhe të kenë sensivitet në kontraste. Ata kanë gjithashtu probleme me perceptimin e figurave, pasi truri i tyre nuk i skanon tiparet njësoj si një person normal.

Por nuk mungojnë as problemet me lëvizjet e syve në përpjekje për të ndjekur objekte të caktuara.

Nuk është ende e qartë nëse përmirësimi i shikimit do të ndihmonte me përmirësimin e memories, por studime të shumta po bëhen në këtë drejtim për të nxjerrë një konkluzion më të qartë. /Telegrafi/

The post Problemet me shikimin mund të ndihmojnë me diagnostikimin e këtyre sëmundjeve appeared first on Telegrafi.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Problemet Alzheimer Universiteti Loughborough Hogervorst Science Alert Sipas Alzhemierit Alzhemieri Telegrafi

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Problemet Alzheimer Universiteti Loughborough Hogervorst Science Alert Sipas Alzhemierit Alzhemieri Telegrafi

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online