Prodhuesi kinez i makinave elektrike hyn në Zvicër
Modelet e para në shitje janë Seal Sedan dhe Sealion 7 SUV – që kushtojnë afro 50,000 CHF The post Prodhuesi kinez i makinave elektrike hyn në Zvicër appeared first on Albinfo.

Prodhuesi kinez i makinave elektrike, BYD, ka lançuar prodhimet e saj në Zvicër.
Dega e saj e parë në Zvicër u hap dje në Cyrih, transmeton albinfo.ch.
Kompania ka plane të forta për t’u bërë “një lojtar serioz” në Evropë – do të hapë dyqane në të gjithë kontinentin. Është tashmë prodhuesi më i madh i makinave elektrike dhe bëri 150,000 makina më shumë se Tesla vitin e kaluar.
Modelet e para në shitje janë Seal Sedan dhe Sealion 7 SUV – që kushtojnë afro 50,000 CHF.
Është e qartë se BYD po synon pjesën më të lartë të tregut pasi nuk po shet ende automjete me çmime më të ulëta – të cilat i prodhon.
Por ekspertët e makinave thonë se nuk ka kuptim që të vërshojë tregun me modele më të lira për momentin pasi struktura e karikimit nuk është gati këtu.
The post Prodhuesi kinez i makinave elektrike hyn në Zvicër appeared first on Albinfo.