Produksioni ua publikon para syve Eglit, Gjestit dhe Gertës klipin ku ata flasin pas shpine për Laertin duke hedhur dyshime për historinë e dh’unimit
Gjysmëfinalja e spektaklit “Big Brother VIP Albania 4” solli një moment të tensionuar dhe emocional, teksa produksioni publikoi një klip që vuri në qendër të debatit tre banorë: Gjesti, Egli dhe Gertën. Në videon e transmetuar drejtpërdrejt gjatë spektaklit, treshja shihet duke biseduar në oborrin e shtëpisë, ku hedhin dyshime serioze mbi rrëfimin personal të […]

Gjysmëfinalja e spektaklit “Big Brother VIP Albania 4” solli një moment të tensionuar dhe emocional, teksa produksioni publikoi një klip që vuri në qendër të debatit tre banorë: Gjesti, Egli dhe Gertën.
Në videon e transmetuar drejtpërdrejt gjatë spektaklit, treshja shihet duke biseduar në oborrin e shtëpisë, ku hedhin dyshime serioze mbi rrëfimin personal të Laertit – një histori thellësisht prekëse që ai kishte ndarë disa javë më parë me publikun dhe banorët.
Laerti kishte treguar se ishte abuzuar seksualisht nga një komshi kur ishte vetëm 9 vjeç, një rrëfim që preku miliona njerëz në mbarë trojet shqiptare.
Megjithatë, në klipin e publikuar nga produksioni, Gjesti, Egli dhe Gerta shprehen se nuk e besojnë historinë e Laertit, duke e cilësuar atë si “një shpikje për të marrë vëmendjen e publikut” dhe “një tentativë për t’u paraqitur si viktimë në prag të finales”.
Përballja e tyre me këtë klip gjatë gjysmëfinales krijoi një atmosferë të rënduar në studio.
Moderatori i spektaklit i kërkoi secilit prej tyre të komentojë për ato që u thanë në video.
Të vendosur përballë reagimeve të forta nga publiku, Gjesti, Egli dhe Gerta u përpoqën të shpjegojnë qëndrimet e tyre, ndërsa tensioni ishte i dukshëm në fytyrat e të gjithëve.
Klipi nxiti debate të ashpra në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës dënuan ashpër mënyrën sesi u diskutua një temë kaq e ndjeshme dhe personale. Shumë komentues kërkuan që në raste të tilla, empatia dhe mbështetja ndaj viktimave të traumave të ngjashme të jetë parësore, pavarësisht dyshimeve personale që mund të lindin në një ambient si ai i “Big Brother”.