Programi për Integrim Evropian, Bislimi: Së paku 50 shërbime të reja në platformën e-Kosova
Welcome to Kosova TodayZëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka shpalosur disa nga masat në kuadër të Programit Kombëtar të Integrimeve Evropiane. Ai është shprehur se njëra ndër to është edhe funksionalizimi i së paku 50 shërbimeve të reja në platformën e-Kosova. Bislimi u shpreh se për këtë vit kanë planifikuar saktësisht 307 masa afatshkurtra, njofton Klankosova.tv. “Programi Kombëtar […]
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka shpalosur disa nga masat në kuadër të Programit Kombëtar të Integrimeve Evropiane.
Ai është shprehur se njëra ndër to është edhe funksionalizimi i së paku 50 shërbimeve të reja në platformën e-Kosova.
Bislimi u shpreh se për këtë vit kanë planifikuar saktësisht 307 masa afatshkurtra, njofton Klankosova.tv.
“Programi Kombëtar i Integrimeve Evropiane është dokumenti ynë strategjikë që përfaqëson spektrin e gjerë të reformave që i ndërmarrim vit pas viti në realizimin e marrëveshjes sonë të përbashkët më Bashkimin Evropian, pra marrëveshjen e stabilizim asocimit”.
“Këto reforma para se të na ndihmojnë më avancimin tonë drejt integrimit në BE, na ndihmojnë edhe në arritjen dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit drejt një standardi me të lartë të jetesës dhe mbulojnë kështu të gjitha fushet dhe sektoret që mbulon puna e qeverisë”
“Për këtë vit kemi planifikuar shumë masa e projektligje dhe më saktësisht 307 masa afatshkurtra nga të cilat 38 sosh janë projektligje, tri janë marrëveshje ndërkombëtare, 65 janë akte nënligjore dhe 201 janë masa zbatuese. Deri në raportimin e qershorit pritet që 59 prej këtyre masave të jenë zbatuar”, është shprehur ai.
Tags Kerko
Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:Kosov Besnik Bislimi Programit Integrimeve Evropiane Kosova Klankosova Programi Bashkimin Evropian
Kerko ne Google fjalet :
Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:Kosov Besnik Bislimi Programit Integrimeve Evropiane Kosova Klankosova Programi Bashkimin Evropian