Projeksionet e BERZH: Ekonomia e Ukrainës mund të rritet për 5 për qind vitin e ardhshëm

Ekonomia ukrainase e shkatërruar nga lufta mund të rritet për 5% vitin e ardhshëm nëse arrihet një armëpushim, ka parashikuar Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), por perspektivat për rindërtim varen nga një paqe e qëndrueshme. Huadhënësi me bazë në Londër ka investuar 6.2 miliardë dollarë në projekte në Ukrainë gjatë rrjedhës së konfliktit [...]Read More...

Projeksionet e BERZH: Ekonomia e Ukrainës mund të rritet për 5 për qind vitin e ardhshëm

Ekonomia ukrainase e shkatërruar nga lufta mund të rritet për 5% vitin e ardhshëm nëse arrihet një armëpushim, ka parashikuar Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), por perspektivat për rindërtim varen nga një paqe e qëndrueshme.

Huadhënësi me bazë në Londër ka investuar 6.2 miliardë dollarë në projekte në Ukrainë gjatë rrjedhës së konfliktit trevjeçar, shkruan media britanike  “The Guardian”.

Ai parashikon rritjen e PBB-së për Ukrainën në 3.5% këtë vit, pasi vendi lufton me inflacionin e shkaktuar nga sulmet ruse në prodhimin e energjisë, dhe 5% në vitin 2026, nëse armiqësitë ndërpriten.

Beata Javorcik, kryeekonomistja e BERZH-it, tha se është e përgatitur të mbështesë rindërtimin e Ukrainës në rast se negociatat sigurojnë fundin e luftës.

“Ne jemi të gatshëm të investojmë kur të vijë koha”, tha ajo.