Prokuroria dërgon në gjyq policin për ndjekje të ish-të dashurës pas 17 vite lidhje

Prokuroria dërgon në gjyq policin për ndjekje të ish-të dashurës pas 17 vite lidhje
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin A.M, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përndjekja”, e parashikuar nga neni 121/a, pika 2 i Kodit Penal.
Sipas hetimeve, siç raporton Gazeta10, është e provuar se në datën 10.02.2025, shtetësja L.C ka bërë kallëzim kundër A.M, i cili është polic dhe me të cilin ka pasur një lidhje që zgjati 17 vite, duke u ndarë në vitin 2024.
Gjatë kësaj periudhe, A.M ka ushtruar presion psikologjik ndaj L.C përmes komunikimit telefonik dhe takimeve fizike, duke i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme ankthi dhe frike për sigurinë e saj personale. Këto veprime kanë rezultuar në paraqitjen e disa kallëzimeve nga ana e L.C në prokuroritë e Fierit dhe Durrësit.
Prokuroria ka konstatuar se gjatë hetimit janë mbledhur prova të mjaftueshme që dëshmojnë se A.M ka kryer elementet e veprës penale të “Përndjekjes”.
Me pak fjalë
Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq një polic të akuzuar për ndjekje të ish-të dashurës, me të cilën kishte një lidhje 17-vjeçare. Hetimet kanë treguar se ai ka ushtruar presion psikologjik ndaj ish-të dashurës, duke i shkaktuar ankth të vazhdueshëm. Kallëzuesja ka paraqitur disa kallëzime kundër tij në prokurori.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



