Prokuroria në Prishtinë thotë se nuk është hapur një grup tjetër sikur “Albkings”

Prokuroria Themelore në Prishtinë thotë se rasti i njohur në publik si “Albkings” është trajtuar me prioritetin dhe seriozitetin më të madh nga ana e Prokurorisë. Themelorja duke iu referuar lajmit të portalit “Insajderi” me titull “Shtetit i iki Edin Nevzadi, rihapet një grup tjetër sikur “Albkings”/Pamjet tronditëse”, thotë se lajme të këtij lloji nuk janë të

Prokuroria në Prishtinë thotë se nuk është hapur një grup tjetër sikur “Albkings”

Prokuroria Themelore në Prishtinë thotë se rasti i njohur në publik si “Albkings” është trajtuar me prioritetin dhe seriozitetin më të madh nga ana e Prokurorisë.

Themelorja duke iu referuar lajmit të portalit “Insajderi” me titull “Shtetit i iki Edin Nevzadi, rihapet një grup tjetër sikur “Albkings”/Pamjet tronditëse”, thotë se lajme të këtij lloji nuk janë të vërteta.

“Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë gjithë fazës së hetimit, por edhe pas ngritjes së aktit akuzues ka përcjell me kujdes dhe trajtuar me vëmendje çdo informacion mbi mundësinë e rihapjes së këtij grupi apo grupeve tjera me përmbajtje të ngjashme, informacione këto të cilat pas verifikimit kanë rezultuar të pavërteta”, shton tutje kjo prokurori.