Prokuroria: S’kemi marrë kërkesë zyrtare për bastisje për mbylljen e strukturave paralele

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se nuk ka autorizuar Policinë e Kosovës për të kryer kontrolle dhe bastisje në lokacionet ku u mbyllën struktura paralele serbe. “Prokurori i shtetit duke pasur parasysh faktin që me këtë rast nuk janë përfillur procedurat e nevojshme të përcaktuara decidivisht në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, […] The post Prokuroria: S’kemi marrë kërkesë zyrtare për bastisje për mbylljen e strukturave paralele appeared first on Albinfo.

Prokuroria: S’kemi marrë kërkesë zyrtare për bastisje për mbylljen e strukturave paralele

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se nuk ka autorizuar Policinë e Kosovës për të kryer kontrolle dhe bastisje në lokacionet ku u mbyllën struktura paralele serbe.

“Prokurori i shtetit duke pasur parasysh faktin që me këtë rast nuk janë përfillur procedurat e nevojshme të përcaktuara decidivisht në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, nuk ka mundur që në rastin konkret të lëshohet çfarëdo autorizimi. Prokurori i shtetit është i gatshëm dhe i përkushtuar në ndjekjen e veprave penale dhe kryerësve të tyre, gjithmonë duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, si dhe duke u bazuar në parimin e barazisë dhe mos diskriminimit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se me aksion të përbashkët të kësaj ministrie me Policinë, Ministrinë e Industrisë dhe të Administrimit të Pushtetit Lokal janë mbyllur komunat paralele serbe në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.

 

The post Prokuroria: S’kemi marrë kërkesë zyrtare për bastisje për mbylljen e strukturave paralele appeared first on Albinfo.