Prokuroria suedeze konkludon: Dëmtimi i kabllove nga anija malteze ndodhi aksidentalisht
Episodi i rradhës i dëmtimit të kabllove në rrugën nënujore që lidh Suedinë me Letoninë në datë 26 janar ishte aksidentale. Në këtë përfundim ka arritur një prokuror suedez këtë të hënë duke bërë me dije se anija me flamurin e Maltës është liruar. Prokurori tha se anija ka dëmtuar kabllon si pasojë e motit [...]Read More...

Episodi i rradhës i dëmtimit të kabllove në rrugën nënujore që lidh Suedinë me Letoninë në datë 26 janar ishte aksidentale.
Në këtë përfundim ka arritur një prokuror suedez këtë të hënë duke bërë me dije se anija me flamurin e Maltës është liruar.
Prokurori tha se anija ka dëmtuar kabllon si pasojë e motit të keq, defekteve të pajisjeve dhe manovrave të dobëta detar.
Rajoni i Detit Baltik është në gatishmëri të lartë pas një sërë ndërprerjesh të kabllove të energjisë, lidhjeve të telekomunikacionit dhe tubacioneve të gazit që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Në përgjigje, NATO muajin e kaluar njoftoi se do të dërgonte fregata, avionë dhe dronë detarë për të ndihmuar në mbrojtjen e infrastrukturës kritike në rajon dhe se ka të drejtën për të ndërmarrë veprime kundër anijeve të dyshuara për paraqitjen e kërcënimeve.
/ abcnews.al