Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ

Libri "Shekulli i parë" i autorit Sejmen Gjokoli, sjell një pasqyrim të ngjarjeve më të rëndësishme që shënuan 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë The post Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ appeared first on Albinfo.

Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ

“Më 4 prill 2025, me fillim nga ora 19:00 në Uni Mail – salla R070 në Gjenevë, Shoqata e Studentëve Shqiptarë të  Gjenevës dhe KSHGJ-ja, do të mbajnë  promovimin e librit “Shekulli i parë” të autorit Sejmen Gjokoli. Ky aktivitet organizohet me qëllim promovimin e kulturës dhe historisë shqiptare.

Libri “Shekulli i parë” sjell një pasqyrim të ngjarjeve më të rëndësishme që shënuan 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, duke ofruar një rrëfim të detajuar mbi momentet të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Në kuadër të promovimit, do të shfaqet edhe një film dokumentar me të njëjtin titull, i cili thellon më tej temat e trajtuara në libër.

Eventi do të pasurohet gjithashtu me pika muzikore nga artistë shqiptarë nga Gjeneva, duke sjellë një atmosferë të veçantë kulturore.

Sejmen Gjokoli – “Mjeshtër i madh” është personalitet i shquar i Labërisë, studiues, shkrimtar dhe publicist i njohur për angazhimin e tij në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare”, thuhet në njoftimin e dërguar nga  Shoqata e Studentëve Shqiptar të Gjenevës dhe Komunitetit shqiptar i Gjenevës.

The post Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ appeared first on Albinfo.