Protesta e SBASHK-ut/ Opozita: Ata kanë të drejtë, do t’i përkrahim dhe do të dialogojmë kur të vijmë në pushtet

Welcome to Kosova Today

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) e përkrahur edhe nga sindikata tjera kanë mbajtur sot një protestë para Qeverisë së Kosovës me një mori kërkesash ndaj saj. Në mesin e shumë kërkesave, ishte kërkesa për rritje të pagës në sektorin publik, por edhe atë privat si dhe rregullimin e kushteve të punës, […]

Protesta e SBASHK-ut/ Opozita: Ata kanë të drejtë, do t’i përkrahim dhe do të dialogojmë kur të vijmë në pushtet

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) e përkrahur edhe nga sindikata tjera kanë mbajtur sot një protestë para Qeverisë së Kosovës me një mori kërkesash ndaj saj.

Në mesin e shumë kërkesave, ishte kërkesa për rritje të pagës në sektorin publik, por edhe atë privat si dhe rregullimin e kushteve të punës, shkruan FrontOnline.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha sot se kanë  pasur shumë  angazhime dhe gatishmëri që  kërkesat e tyre t’i diskutojnë  me Qeverinë , por nuk kanë  gjetur mirëkuptim nga Qeveria.

“Kemi bërë shumë angazhime dhe kemi pasur gatishmëri që shqetësimet dhe kërkesat legjitime të anëtarësisë dhe pensionistëve t’i bashkëbisedojmë me qeverinë dhe të angazhohemi bashkërisht për realizimin e tyre, por qeveria vazhdon t’i ik dialogut dhe prandaj duke respektuar zërin e anëtarësisë jemi këtu në këtë protestë me apelin drejtuar qeverisë që të realizojë kërkesat tona për të parandaluar kështu veprimet e tjera sindikale” deklaroi ai.

Protestën e SBASHK-ut sot në Prishtinë, opozita në vend e sheh si të drejt dhe me kërkesa të drejta e ku premtojnë se nëse ata vijnë në Qeveri, do të kenë komunikim me këtë sindikatë, ndryshe nga Qeveria Kurti, që sipas tyre, po injoron dialogimin me ta.

Deliu-Kodra: Kërkesat e sindikatave të drejta, Qeveria po i injoron – PDK do të diskutoj me ta kur të vijë në Qeveri

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu në një prononcim  për FrontOnline, thotë se i konsideron të drejta kërkesat nga SBASHK-u dhe se sipas saj kjo po ndodhë në kohën kur ka rritje të çmimit të produkteve bazike dhe rritje të inflacionit.

”Absolutisht, sidomos në këtë kohë të inflacionit të lartë dhe rritje të çmimit që ka shkuar në 50% rritje e tyre dhe 30% në produkte bazike’’, deklaron Deliu-Kodra.

Ajo thotë se pagat në sektorin privat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe kushtet e tyre në punë mbesin të vështira, ku ka zgjatje të orarit të punës, pa kontrata të punës e duke mos u regjistruar si punëtor

‘’Pagat në sektorin privat vazhdojnë të jenë të vështira për ata që punojnë atje, këtë nuk e themi vetëm ne si opozitë, këtë e thonë edhe institucionet që merren me të drejtat e punëtorëve, ku thonë se punëtorët privat vazhdojnë të punojnë me orë të stërzgjatura, dhe pa kontrata të punës dhe nuk janë të regjistruar dhe këto janë kërkesa që duhet me u trajtu nga Qeveria’ ‘’ shton ajo.

Ajo thotë se ndryshe nga Qeveria Kurti nga e cila ka pasur mungesë komunikimi me sindikatat, PDK-ja do të diskutoj me ta.

‘’Çfarë kemi parë dhe që është shqetësim serioz, është fakti se nga kjo Qeveri kemi parë mungesë të dialogut social sepse nuk ka pasur asnjë përpjekje për tu ulur dhe diskutuar këto kërkesa dhe PDK do të dialogoj me sindikalistët”, përfundon Deliu-Kodra për FrontOnline.

Dumoshi e LDK-së: Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon 

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SBASHK-ut të mbajtur sot para Qeverisë së Kosovës dhe kërkesat e tyre.

Për Dumoshin, gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta dhe se Qeveria e Kosovës, po i neglizhon ata. Për të, sindikatat gjithmonë ka pasur të drejtë.

‘’Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, për të cilat ata protestuan. Neglizhenca që ua ka bërë kjo Qeveri, nga fillimi me humbjen e orëve, gjitha ato, gjithmonë SBASHK-u ka pasur të drejt. Komunikimin edhe injorimin që ua ka bërë Qeveria, pa dyshim që zgjohen edhe në protesta dhe protestojnë. Si deputete e përkrahu SBASHK-un në kërkesat e tyre’’ thotë Dumoshi për FrontOnline.

Ajo thekson se LDK ka programin e saj “Rruga e Re”, e ku parashihet gjithçka, përfshirë edhe komunikimin me sindikata.

‘’LDK ka programin e qartë Rruga e Re e ku parashihet gjithçka dhe ne do të kemi komunikim me të gjitha e sidomos me sindikatën e arsimit”, deklaron ajo.

Dreshaj i AAK-së: Kërkesa e SBASHK-ut për rritje të pagës është kërkesë e drejt, AAK-ja e mbështet

Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në një prononcimi për FrontOnline thotë se kërkesa e SBASHK-ut për rritje të pagës është kërkesë e drejtë e cila gjen mbështetje edhe nga subjekti i tij politik.

”Kërkesa e tyre për rritje të pagës, është kërkesë e drejt e cila mbështet nga AAK’’ thotë Dreshak.

Ai thekson se AAK, mbështetë kërkesën për rritje të pagës në sistemin arsimor dhe rregullimin e kushteve të punës.

‘’Si AAK mbështesim kërkesën për rritjen e pagave në sistemin arsimor dhe rregullimin e kushteve të punës. SBASHK ka të drejt të organizohet dhe të protestoj në format sindikale të tyre’’ shton më tej Dreshaj për FrontOnline.

Ndërkaq, çfarë do të bëjë AAK-ja nëse vije në Qeveri rreth kërkesave të SBASHK-ut, Dreshaj thotë se këtë e definon programi i tyre politik.

‘’Sa i përket asaj se çfarë do të bëjë AAK, mund t’i referoheni programit tonë politik”, thotë Dreshaj/FrontOnline/

 

 

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Sindikata Bashkuar Arsimit Shkenc Kultur SBASHK Qeveris Kosov FrontOnline Rrahman Jasharaj Qeverin Qeveria Protest Prishtin Qeveri Kurti Deliu Kodra Deputetja Partis Demokratike Blerta Absolutisht Pagat Dumoshi Gjitha Vlora Dumoshin Neglizhenca Komunikimin Rruga Dreshaj Deputeti Shemsedin Dreshak

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Sindikata Bashkuar Arsimit Shkenc Kultur SBASHK Qeveris Kosov FrontOnline Rrahman Jasharaj Qeverin Qeveria Protest Prishtin Qeveri Kurti Deliu Kodra Deputetja Partis Demokratike Blerta Absolutisht Pagat Dumoshi Gjitha Vlora Dumoshin Neglizhenca Komunikimin Rruga Dreshaj Deputeti Shemsedin Dreshak

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online