Protesta masive në Spanjë kundër krizës me banesa
Të shtunën, dhjetëra mijëra qytetarë spanjollë dolën në rrugë në mbi 40 qytete, për të protestuar kundër krizës së strehimit dhe spekulimeve në tregun e banesave. Vetëm në Madrid dhe Barcelonë, u mblodhën rreth 250,000 protestues, sipas organizatorëve, shkruan DW. Protesta, nën moton “T’i japim fund biznesit të banesave”, u drejtua nga organizata të qiramarrësve […] The post Protesta masive në Spanjë kundër krizës me banesa appeared first on Albinfo.

Të shtunën, dhjetëra mijëra qytetarë spanjollë dolën në rrugë në mbi 40 qytete, për të protestuar kundër krizës së strehimit dhe spekulimeve në tregun e banesave. Vetëm në Madrid dhe Barcelonë, u mblodhën rreth 250,000 protestues, sipas organizatorëve, shkruan DW.
Protesta, nën moton “T’i japim fund biznesit të banesave”, u drejtua nga organizata të qiramarrësve dhe grupe të majta, që akuzojnë qeverinë për kthimin e banesave në mallra tregu. Ata kërkojnë ulje të detyruar të qirave, ndalimin e dëbimeve të banorëve, rritje të banesave sociale dhe shpronësim të pronave të braktisura apo të spekuluara, përcjell albinfo.ch.
Kriza është përkeqësuar nga turizmi masiv dhe pronësia e huaj e pasurive të paluajtshme, sidomos në qytete si Barcelona, ku qiratë janë rritur me 60% në pesë vitet e fundit. Qeveria ka planifikuar ndërtimin e 600,000 apartamenteve të reja, por vetëm 100,000 u ndërtuan në vitin 2024.
Kryeministri Pedro Sanchez ka nisur disa masa për kufizimin e qirave dhe taksimin e pronarëve të huaj, por qiramarrësit thonë se këto nuk mjaftojnë. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për të frenuar rritjen e çmimeve dhe për të mbrojtur të drejtën për strehim të klasës punëtore, ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të protestave nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
The post Protesta masive në Spanjë kundër krizës me banesa appeared first on Albinfo.