Protesta para “Trump Tower”/ Gati 100 të arrestuar, kërkohet lirimi i aktivistit palestinez
Rreth 100 persona u arrestuan në protestat para Trump Tower në Manhatan të New York. Qindra njerëz u mblodhën me pankarta në mbështetje të Palestinës dhe kërkuan ndalimin e dërgesave të armëve për Izraelin. Protesta u organizua nga Zëri Çifut për Paqe dhe demonstruesit vishnin bluza të kuqe që lexonin “Jo në emrin tonë” dhe [...]Read More...

Rreth 100 persona u arrestuan në protestat para Trump Tower në Manhatan të New York.
Qindra njerëz u mblodhën me pankarta në mbështetje të Palestinës dhe kërkuan ndalimin e dërgesave të armëve për Izraelin.
Protesta u organizua nga Zëri Çifut për Paqe dhe demonstruesit vishnin bluza të kuqe që lexonin “Jo në emrin tonë” dhe “Hebrenjtë thonë Stop Armatosjen e Izraelit”.
Ata bënë thirrje për lirimin e Mahmoud Khalil, një aktivist palestinez i arrestuar për përfshirjen e tij në demonstratat pro-palestineze në Universitetin Columbia. Khalil, një rezident në SHBA, ishte i martuar me një shtetase amerikane.
Ai u arrestua nga agjentë federalë në shtëpinë e tij në Nju Jork pasi administrata Trump i hoqi kartën jeshile.
Në një postim në Truth Social për rastin në fjalë, Trump shkroi se kush përkrah terrorizmin dhe është në kundërshtim me interesat kombetare dhe ato të politikës së jashtme të SHBA, nuk është i mirëpritur.
Avokatja e Khalil ka thënë se qeveria amerikane u hakmor ndaj klientit të saj për shkak se ai foli në mbrojtje të palestinezëve dhe se ai është arrestuar për ushtrimin e të drejtës së tij për lirinë e fjalës.
Rasti, në dukje i pari i këtij lloji, tregon se çfarë që mund të ndodhë me raste të ngjashme në të ardhmen pasi administrata Trump ka në shënjestër studentët e huaj dhe demonstratat pro-palestineze në kampuset e kolegjeve. Khalil po mbahet në paraburgim dhe gruaja e tij është tetë muajshe shtatzënë dhe shtetase e Shteteve të Bashkuara.
Një refugjat palestinez i rritur në Siri, Khalil po ndiqte shkollën pasuniversitare në Shkollën e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike të Universitetit të Kolumbiasë kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023. Pasi studentët filluan të protestonin në universitet, Khalil u caktua për të përfaqësuar një koalicion grupesh studentore në diskutime me administratorët e shkollës.
Më parë ai kishte deklaruar për mediat amerikane se ndjente detyrën për të folur në emër të popullit të tij.