Protestat e kamionistëve kanadez, organizatori dënohet me tre muaj arrest shtëpie

Pat King, një nga organizatorët kyç të protestave të kamionistëve “Freedom Convoy” që bllokuan kryeqytetin e Kanadasë në vitin 2022, është dënuar me tre muaj arrest shtëpie. Ai ishte shpallur fajtor në nëntor për pesë akuza penale, përfshirë nxitjen për të kryer dëm dhe mosrespektimin e urdhërave gjyqësore. Si pjesë e dënimit, King do të [...]Read More...

Protestat e kamionistëve kanadez, organizatori dënohet me tre muaj arrest shtëpie

Pat King, një nga organizatorët kyç të protestave të kamionistëve “Freedom Convoy” që bllokuan kryeqytetin e Kanadasë në vitin 2022, është dënuar me tre muaj arrest shtëpie.
Ai ishte shpallur fajtor në nëntor për pesë akuza penale, përfshirë nxitjen për të kryer dëm dhe mosrespektimin e urdhërave gjyqësore.

Si pjesë e dënimit, King do të shërbejë një periudhë shërbimi prove pas lirimit dhe do të qëndrojë në provincën e tij, Alberta. Avokatja e tij e cilësoi vendimin si “të balancuar”, duke theksuar se ky është fundi i një procesi të gjatë dhe të mundimshëm.

Protestat e “Freedom Convoy” filluan si një kundërshtim ndaj mandatit federal të vaksinës për shoferët e kamionëve që kalonin kufirin SHBA-Kanadë. Kolonat e kamionëve bllokuan rrugët në Ottaëa për tri javë, duke shkaktuar kaos në qytet. Protestat u ndaluan kur Kryeministri Trudeau miratoi Aktin e Emergjencave, duke mundësuar pastrimin e rrugëve dhe ngrirjen e llogarive bankare të protestuesve.

King është organizatori i parë i dënuar dhe gjykuar, ndërsa dy organizatorë të tjerë, Tamara Lich dhe Chris Barber, do të mësojnë rezultatin e gjyqit të tyre muajin e ardhshëm.

/ abcnews.al