Protestat kundër arrestimit të kryebashkiakut në Stamboll, mbi 1 mijë persona në pranga
Turqia është përfshirë nga masive në të gjithë vendit, pas arrestimit të Ekrem Imamoglu, rivali kryesor i presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan. Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i Stambollit u arrestua si pjesë e një hetimi të zhvilluar javën e kaluar. Ai më pas akuzua zyrtarisht për korrupsion, të cilin ai e ka konsideruar si të motivuar [...]Read More...

Turqia është përfshirë nga masive në të gjithë vendit, pas arrestimit të Ekrem Imamoglu, rivali kryesor i presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan.
Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i Stambollit u arrestua si pjesë e një hetimi të zhvilluar javën e kaluar. Ai më pas akuzua zyrtarisht për korrupsion, të cilin ai e ka konsideruar si të motivuar politikisht.
Lidhur me protestat, janë kryer arrestime të shumta.
Së fundmi Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, thotë se 1,133 persona janë arrestuar që nga fillimi i këtyre protestave në Turqi.
“Terrorizimi i rrugëve tona dhe kërcënimi për paqen dhe sigurinë e kombit tonë absolutisht nuk do të tolerohet”, ka theksuar ai nëpërmjet një reagimi të bërë në rrjete sociale.