Protestat në Gjermani: Thirrje për mbylljen e kufijve dhe ndalimin e ndihmës për Ukrainën
Mijëra njerëz dolën në rrugët e qyteteve dhe qytezave në mbarë Gjermaninë gjatë fundjavës, duke kërkuar kontrolle të rrepta kufitare dhe ndërprerjen e mbështetjes financiare për Ukrainën. Protestat, të organizuara nga grupi i ri Gemeinsam für Deutschland (Së bashku për Gjermaninë), u shoqëruan me kundër-demonstrata, përleshje me policinë dhe arrestime në disa rajone, shkruan The […] The post Protestat në Gjermani: Thirrje për mbylljen e kufijve dhe ndalimin e ndihmës për Ukrainën appeared first on Albinfo.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e qyteteve dhe qytezave në mbarë Gjermaninë gjatë fundjavës, duke kërkuar kontrolle të rrepta kufitare dhe ndërprerjen e mbështetjes financiare për Ukrainën. Protestat, të organizuara nga grupi i ri Gemeinsam für Deutschland (Së bashku për Gjermaninë), u shoqëruan me kundër-demonstrata, përleshje me policinë dhe arrestime në disa rajone, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Në Weimar, në landin e Turingisë — një bastion i ekstremit të djathtë dhe partisë AfD — mbi 1,000 persona morën pjesë në protestë, ku ndër folësit ishte edhe një ekstremist i njohur vendas. Paralelisht, rreth 850 qytetarë u mobilizuan në një kundër-demonstratë të organizuar nga Aleanca Qytetare e Weimarit Kundër të Djathtës.
Në Dortmund, rreth 800 persona protestuan, ndërsa kundër-demonstruesit numëroheshin nga 300 deri në 500, sipas vlerësimeve të policisë. Situata ishte edhe më e tensionuar në Karlsruhe, ku 200 pjesëmarrës të “Së bashku për Gjermaninë” u përballën me mbi 1,000 kundër-protestues. Në qytete me prirje të majtë si Hamburgu dhe Berlini, pjesëmarrja e protestuesve ishte dukshëm më e ulët në krahasim me numrin e madh të kundër-demonstruesve, transmeton albinfo.ch.
The post Protestat në Gjermani: Thirrje për mbylljen e kufijve dhe ndalimin e ndihmës për Ukrainën appeared first on Albinfo.