Protestoi në mbështetje të Ukrainës/ SHBA, arrestohet studentja turke. Akuzohet se mbështeti Hamas

Një studente turke është arrestuar në Shtetet e Bashkuara dhe i është hequr viza nga autoritetet amerikane. Ajo kishte marrë pjesë në protestat pro Palestinës që janë mbajtur në shumë kampuse amerikane, por autoritetet e akuzojnë për mbështetje ndaj grupit palestinez Hamas. 30-vjeçarja Rumeysa Ozturk u arrestua nga agjentë të maskuar dhe me rroba civile [...]Read More...

Protestoi në mbështetje të Ukrainës/ SHBA, arrestohet studentja turke. Akuzohet se mbështeti Hamas

Një studente turke është arrestuar në Shtetet e Bashkuara dhe i është hequr viza nga autoritetet amerikane.

Ajo kishte marrë pjesë në protestat pro Palestinës që janë mbajtur në shumë kampuse amerikane, por autoritetet e akuzojnë për mbështetje ndaj grupit palestinez Hamas.

30-vjeçarja Rumeysa Ozturk u arrestua nga agjentë të maskuar dhe me rroba civile pranë shtëpisë së saj në Somerville, Massachusetts.

E reja vazhdonte doktoraturën në Universitetin Tufts pranë Bostonit dhe kishte shprehur mbështetje për palestinezët në luftën e Izraelit në Gaza.

Por autoritetet ameirkane vendosën se ajo ishte “angazhuar në aktivitete në mbështetje të Hamasit, një organizatë që cilësohet si terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Avokatja e studentes, tha se Ozturk, e cila është muslimane, po takohej me miqtë për iftar, kur ajo u ndalua.

Pala mbrojtëse nuk është në dijeni të vendndodhjes së studentes dhe nuk ka qenë në gjendje të takohet me të.

Ozturk ishte një nga katër studentët që shkroi një artikull në një gazetë studentore vitin e kaluar që kritikonte përgjigjen e universitetit ndaj luftës së Izraelit ndaj Hamasit dhe sulmeve në Gaza.

Arrestimi I Ozturk vjen pasi Mahmoud Khalil, një student palestinez i diplomuar në Universitetin e Kolumbias, i cili kishte leje qëndrimi të përhershme në SHBA që nga viti 2024, u arrestua dhe u kërcënua me dëbim, pasi mori pjesë në protestat pro palestinës në kampus.