Protestuesit gjuajnë me gurë godinën e Ministrisë së Arsimit, thirrje: Ju erdhi fundi (VIDEO)
Situata para Ministrisë së Arsimit ka nisur të tensionohet, ndërsa protestuesit kanë nisur të hedhin gurë në drejtim të godinës së institucionit.
Tubimi, i cili nisi rreth orës 14:00, është përshkallëzuar në minutat e fundit. Grupe protestuesish janë dëgjuar duke thirrur “Ju erdhi fundi”, ndërsa disa të rinj hedhin gurë.
Nga ana e tyre, forcat e policisë ndodhen në gatishmëri të lartë dhe kanë krijuar një kordon sigurie pranë ambienteve të ministrisë. Deri më tani, policia nuk ka ndërhyrë për shpërndarjen e turmës, por situata po monitorohet nga afër.
Shtohet numri i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, situata e qetë dhe pa përplasje (VIDEO)The post Protestuesit gjuajnë me gurë godinën e Ministrisë së Arsimit, thirrje: Ju erdhi fundi (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



