Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë (VIDEO)
Pas hedhjes së gurëve në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit dhe thirrjeve “Ju erdhi fundi”, grupe të rinjsh dhe protestuesish kanë nisur marshimin e tyre.
Mësohet se protestuesit kanë nisur marshimin në këmbë drejt godinës së Kryeministrisë. Ata shihen me flamuj dhe çadra në duar. As reshjet e shiut nuk kanë ndaluar protestuesit të cilët u mblodhën në orën 14:00 në protestë para Ministrisë së Arsimit.
Ende nuk dihet sesi do të vijë plani i protestuesve, nëse do të vijojnë protestën para Kryeministrisë apo do të marshojnë sërish para Ministrisë së Arsimit.
Protestuesit gjuajnë me gurë godinën e Ministrisë së Arsimit, thirrje: Ju erdhi fundi (VIDEO)The post Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



