Protestuesit hedhin molotov drejt Kryeministrisë

Protestuesit hedhin molotov drejt Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur vazhdimisht molotov në drejtim të godinës së institucionit.

Pak minuta më parë, protestuesit kanë hedhur molotov edhe në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët janë pozicionuar në njërën anë të Kryeministrisë, brenda perimetrit të institucionit.

Ndërkohë, pritet që në zonë të shtohen forcat e policisë. Siç raporton gazetarja Sara Demushi, autoboti me ujë po afrohet pranë protestuesve, me qëllim shpërndarjen e tyre. Deri në këto momente, efektivët e policisë nuk kanë bërë thirrje drejtuar protestuesve.

Pas hedhjes së molotovëve dhe aktivizimit të zjarrit, në vendngjarje ka ndërhyrë edhe shërbimi zjarrfikës, i cili po punon për shuarjen e flakëve.

The post Protestuesit hedhin molotov drejt Kryeministrisë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.