Publikimi i votave të kandidatëve për deputetë: Këtu mund t’i shihni rezultatet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar votat aktuale të kandidatëve për deputetë. Deri më tash janë numëruar gati 90% e vendvotimeve. Ky është LINKU. “Ju njoftojmë se pas numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e rezultateve të plotësuar në vendvotime, proces i cili është zhvilluar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar votat aktuale të kandidatëve për deputetë.
Deri më tash janë numëruar gati 90% e vendvotimeve.
Ky është LINKU.
“Ju njoftojmë se pas numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e rezultateve të plotësuar në vendvotime, proces i cili është zhvilluar dhe po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit, në platformën elektronike janë publikuar rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë. Në këto rezultate janë përfshirë të dhënat nga 2,290 (90.41%) nga 2,533 vendvotimet e numëruara deri më tani në Qendrat Komunale të Numërimit dhe se rezultatet e vendvotimeve tjera do të publikohen në mënyrë progresive. Po ashtu, në këto rezultate nuk përfshihen rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës, numërimi i të cilave do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, thuhet në njoftim.