Puthje dhe marrëdhënie nën jorgan, çfarë thonë banorët për Eglin dhe Gjestin
Krisma ka pasur! Egli dhe Gjesti duket se kanë mbajtur audiencën “e mbërthyer” para ekranit me raportin e tyre. Dyshja kanë mbajtur një marrëdhënie “tërhiq e mos e këput”, ku ndonëse ndajnë shtratin bashkë, ende nuk ka një puthje mes tyre. Por, a janë puthur Egli dhe Gjesti? Pas daljes së tij nga “BBVA”, G […]

Krisma ka pasur! Egli dhe Gjesti duket se kanë mbajtur audiencën “e mbërthyer” para ekranit me raportin e tyre. Dyshja kanë mbajtur një marrëdhënie “tërhiq e mos e këput”, ku ndonëse ndajnë shtratin bashkë, ende nuk ka një puthje mes tyre. Por, a janë puthur Egli dhe Gjesti?
Pas daljes së tij nga “BBVA”, G Bani deklaroi në “Trotuar” se ka dëgjuar rënkime që vinin nga krevati i Eglit dhe Gjestit, duke aluduar se dyshja kanë kryer marrëdhënie nën jorganë.
Loredana po ashtu ka pretenduar se Egli dhe Gjesti puthen nën jorgan, por preferojnë të mos e bëjnë këtë para kamerave.