Putin refuzoi armëpushimin, SHBA: Tarifa 500% vendeve që blejnë nga Rusia
Sipas The Telegraph, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të mos ndërmjetësojnë më në bisedimet për paqe midis Ukrainës dhe Rusisë, pas refuzimit të Presidentit rus Vladimir Putin për të nënshkruar një armëpushim. Presidenti Donald Trump ende nuk ka marrë një vendim, por opsionet përfshijnë sanksione të reja ndaj sektorit bankar rus dhe tarifa 500% për [...]Read More...

Sipas The Telegraph, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të mos ndërmjetësojnë më në bisedimet për paqe midis Ukrainës dhe Rusisë, pas refuzimit të Presidentit rus Vladimir Putin për të nënshkruar një armëpushim.
Presidenti Donald Trump ende nuk ka marrë një vendim, por opsionet përfshijnë sanksione të reja ndaj sektorit bankar rus dhe tarifa 500% për vendet që blejnë naftë, gaz ose uranium nga Moska.
Nënpresidenti amerikan, JD Vance, paralajmëroi se lufta në Ukrainë nuk pritet të përfundojë së shpejti, duke theksuar se tani u përket Kievit dhe Moskës të arrijnë një marrëveshje. Duke folur për Fox News, z. Vance tha se Presidenti Trump kishte arritur t’i ulte të dyja palët në tryezën e bisedimeve, por se SHBA nuk do të udhëheqë më përpjekjet për të ndërmjetësuar paqen.
Komentet vijnë ndërsa Kremlini ka shprehur gatishmërinë për bisedime të drejtpërdrejta, por ka refuzuar një propozim të fundit për paqe nga SHBA, duke argumentuar se ai nuk përfshinte njohjen ndërkombëtare të territoreve të pushtuara nga forcat ruse. /abcnews.al