Pyeten për Qeverinë e opozitës/ LDK: No comment!

Nënkryetari për organizim partiak në LDK, Gazmend Muhaxheri shprehet për “Front Online” se s’ka interesim të flet lidhur me deklaratën e kreut të AAK-së për “komunikim të ndërsjellët” me opozitën për të krijuar qeverinë e re. “Nuk i kam dëgjuar këto deklarata, s’jam duke u marrë se i kam disa punë të tjera. Nuk mund

Pyeten për Qeverinë e opozitës/ LDK: No comment!


Nënkryetari për organizim partiak në LDK, Gazmend Muhaxheri shprehet për “Front Online” se s’ka interesim të flet lidhur me deklaratën e kreut të AAK-së për “komunikim të ndërsjellët” me opozitën për të krijuar qeverinë e re.

“Nuk i kam dëgjuar këto deklarata, s’jam duke u marrë se i kam disa punë të tjera. Nuk mund të komentoj deklarata të askujt”, u shpreh shkurt Muhaxheri.

Njëjtë si Muhaxheri, edhe Lutfi Haziri nënkryetari i LDK-së është deklaruar se s’ka koment për këtë çështje.

“Nuk kam koment”, deklaroi Haziri.