Qeveria: Armët e zjarrit luajnë një rol kyç në vrasjet në familje në Zvicër

Zyra Federale për Barazi Gjinore – FOGE, ka njoftuar se sipas një studimi, autorët e vrasjeve në familje janë pothuajse ekskluzivisht meshkuj, shumica e të cilëve janë shtetas zviceranë mbi moshën 60 vjeç. Viktimat janë kryesisht femra zvicerane në të njëjtën grupmoshë, transmeton albinfo.ch. “Është e habitshme që përqindja e autorëve me kombësi zvicerane është […] The post Qeveria: Armët e zjarrit luajnë një rol kyç në vrasjet në familje në Zvicër appeared first on Albinfo.

Qeveria: Armët e zjarrit luajnë një rol kyç në vrasjet në familje në Zvicër

Zyra Federale për Barazi Gjinore – FOGE, ka njoftuar se sipas një studimi, autorët e vrasjeve në familje janë pothuajse ekskluzivisht meshkuj, shumica e të cilëve janë shtetas zviceranë mbi moshën 60 vjeç.

Viktimat janë kryesisht femra zvicerane në të njëjtën grupmoshë, transmeton albinfo.ch.

“Është e habitshme që përqindja e autorëve me kombësi zvicerane është dy herë më e lartë në vrasjet me armë zjarri në familje sesa në vrasjet në familje që nuk përfshijnë përdorimin e armëve të zjarrit,” tha FOGE në një deklaratë për shtyp.

“Një faktor i mundshëm i identifikuar nga studimi është se burrat zviceranë kanë më shumë gjasa të posedojnë një armë zjarri sesa burrat pa shtetësi zvicerane, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në shërbimin ushtarak.

The post Qeveria: Armët e zjarrit luajnë një rol kyç në vrasjet në familje në Zvicër appeared first on Albinfo.