Qeveria miraton Projekt-udhëzimin për krijimin e linjës emergjente telefonike për vikt*imat e dhun*ës në familje

Qeveria e Kosovës në detyrë ka miratuar Projekt-udhëzimin Administrativ për Linjën Telefonike Emergjente për Viktimat e Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Baza Gjinore. Në prezantimin e këtij projekt-udhëzimi, kryeministri Albin Kurti tha se viktimat kanë nevojë për reagim të shpejtë dhe efikas të institucioneve të shtetit dhe tha se linja telefonike

Qeveria miraton Projekt-udhëzimin për krijimin e linjës emergjente telefonike për vikt*imat e dhun*ës në familje

Qeveria e Kosovës në detyrë ka miratuar Projekt-udhëzimin Administrativ për Linjën Telefonike Emergjente për Viktimat e Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Baza Gjinore.

Në prezantimin e këtij projekt-udhëzimi, kryeministri Albin Kurti tha se viktimat kanë nevojë për reagim të shpejtë dhe efikas të institucioneve të shtetit dhe tha se linja telefonike emergjente ofron “ndihmë të menjëhershme në situata emergjente dhe referim të shpejtë të shërbimet përkatësem, duke siguruar që viktimat të kenë qasje në shërbimet e nevojshme për mbrojtjen dhe fuqizimin e tyre”.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë tha se me këtë projekt-udhëzim synojnë që të krijojnë një “linjë emergjente, të specializuar që ofron mbështetje të menjëhershme, të qasshme, të sigurt, konfidenciale për viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore”.

“Linja telefonike emergjente shërben si pikë kontakti ndërlidhëse në nivel qendror dhe ofron mundësinë që viktimat dhe qytetarët që rastet e ndërlidhura me dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën me bazë gjinore”.

Haxhiu tha se e ndërmorën këtë duke pasë parasysh që shumë prej viktimave ende nuk janë të informuara me përgjegjësitë që kanë institucionet për to në raport me shërbimin që ofrojnë institucionet.

“Po ashtu, mundëson kontaktin direkt të viktimës me shërbimet e tjera përkatëse, ofron mbështetjen dhe këshillon viktimën për reagim në situatë krize, përfshirë edhe udhëzimet lidhur me sigurinë personale për tejkalim të krizës, ofron informacione të nevojshme dhe numra të kontaktit për shërbimet mbështetëse”.

Gjithashtu, Qeveria ka miratuar edhe Projekt-rregulloren për Mekanizëm Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhunës në Baza Gjinore