Qeveria mori vendim për hartimin e Planit Hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për hartimin e Planit Hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ministri në detyrë i Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit Liburn Aliu, tha se afati i tij i zbatimit është së paku tetë vjet. “Ky dokument përbën një nga aktet më të rëndësishme strategjike në mbrojtjen dhe

Qeveria mori vendim për hartimin e Planit Hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për hartimin e Planit Hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ministri në detyrë i Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit Liburn Aliu, tha se afati i tij i zbatimit është së paku tetë vjet.

“Ky dokument përbën një nga aktet më të rëndësishme strategjike në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë historike të lidhur ngushtë me identitetin kombëtar, të ndërlidhur me planin hapësinor. Plani hapësinor do të ndërtohet në kuadër të kontratës për hartimin e master planit për ndërtimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Afati i tij i zbatimit është së paku 8 vjet”, tha Aliu./Gazeta10