Qeveria pro shtrenjtimit të rrymës, por thotë se i ka kërkuar ZRRE’së të jetë më e ulët se 15 për qind

Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), duke propozuar masa për mbrojtjen e konsumatorëve familjarë me konsum të ulët. Sipas komunikatës së Ministrisë, Qeveria e Kosovës ka analizuar raportet konsultative të ZRRE-së dhe ka paraqitur komente që synojnë uljen e rritjes së

Qeveria pro shtrenjtimit të rrymës, por thotë se i ka kërkuar ZRRE’së të jetë më e ulët se 15 për qind

Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), duke propozuar masa për mbrojtjen e konsumatorëve familjarë me konsum të ulët.

Sipas komunikatës së Ministrisë, Qeveria e Kosovës ka analizuar raportet konsultative të ZRRE-së dhe ka paraqitur komente që synojnë uljen e rritjes së propozuar të tarifave, si dhe shpërndarjen më të drejtë të barrës financiare mes konsumatorëve. Sipas kësaj, Qeveria është pro shtrenjtimit të rrymës.

Një nga propozimet kryesore është që rritja e tarifave të mos prekë familjet që konsumojnë më pak se 800 kWh, duke u zgjeruar gjithashtu numri i blloqeve të konsumit mbi 800 kWh.

Ministria theksoi disa faktorë që kanë kontribuar në stabilizimin e tarifave, përkundër presionit të tregut, siç është: Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk ka rritur çmimet e shitjes së energjisë elektrike, dhe prodhimi i saj u rrit me 7% në vitin 2024: Nga viti 2022 deri në vitin 2024, importi i energjisë elektrike është zvogëluar me 3.3% mesatarisht, ndërsa nga viti 2017 deri më 2021 kishte një rritje mesatare vjetore prej 18.1% dhe: Rritja e konsumit familjar, që mes viteve 2017-2021 ishte 7.2% në vit, ka rënë në vetëm 0.2% mesatarisht falë investimeve në efiçiencë dhe rikthimit të bllok-tarifës.

Megjithatë, Ministria paralajmëron se disa faktorë vazhdojnë të paraqesin sfida për sistemin elektroenergjetik të vendit, siç janë Rritja e çmimit të importit dhe Rehabilitimi i TC Kosova B.

Ministria e Ekonomisë nënvizon se përveç rehabilitimit të TC Kosova B, investimet në energji përfshijnë zgjerimin e kapaciteteve gjeneruese nga era dhe dielli, instalimin e baterive për ruajtjen e energjisë, si dhe zhvillimin e sistemeve të reja të ngrohjes qendrore në disa qytete.

Tutje në komunikatë theksohet se Qeveria, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ka investuar mbi 35 milionë euro në projekte për rritjen e efiçiencës së energjisë, duke synuar reduktimin e varësisë nga importi dhe uljen e ndotjes së ajrit.