Qeveria themelon Grupin Punues për Apelin e çlirimtarëve, udhëhiqet nga Konjufca

Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin Punues për çështjen e Apelit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Kransiqit.
Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë, bëri të ditur se grupi do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
“Siç kemi theksuar edhe më parë, për këtë duhet një strategji shtetërore e kombëtare, një organizim që i tejkalon dallimet partiake dhe bashkon institucionet rreth një qëllimi të përbashkët. Për këtë arsye, sot po themelojmë Grupin Punues të Kryesuar nga Konjufca”, tha Kurti.//Arbresh.info
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



