Qeveria e fut Tulltoren në listën e mbrojtjes së përkohshme, Komuna e Prishtinës e ka dhënë në shfrytëzim

Qeveria e fut Tulltoren në listën e mbrojtjes së përkohshme, Komuna e Prishtinës e ka dhënë në shfrytëzim

Ministrja e Kulturës dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se trashëgimia kulturore e Kosovës është pasuruar me 13 asete të reja, të cilat janë futur në listën e mbrojtjes së përkohshme.

Në mesin e këtyre aseteve është edhe kompleksi industrial i Tulltores në Prishtinë.

“Në mesin e tyre janë kompleksi industrial i Tulltores në Prishtinë, Gjyteti i Gjyrgjedellit në Kaçanik, Kalaja e Dafinës në Rahovec, Kulla e Asllanit në Tërdec të Drenasit, shtëpia muze e Latif Berishës në Mitrovicë të Veriut dhe kompleksi i familjes Çollaku në Zym të Prizrenit”, ka thënë ajo.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.