Qeveria zvicerane dëshiron të intensifikojë luftën kundër qirave të tepruara

Qeveria zvicerane deklaron se e hedh poshtë nismën për kontrollin e qirave. Megjithatë, përmes një kundërpropozimi indirekt, ajo synon të vendosë rregulla të qarta dhe transparente për mbrojtjen ndaj rritjeve të padrejta të qirave. Ajo e mori këtë vendim të premten.
Në vendimin e saj, qeveria theksoi se propozimi i saj do t’i bënte të panevojshme kontrollet automatike dhe të rregullta të qirave, të cilat kërkoheshin nga nisma popullore, shkruan swissinfo. Qeveria e konsideron nismën popullore si “shumë të kushtueshme”.
Për më tepër, ajo shpreh shqetësimin se nisma do të çonte në një rënie të investimeve në ndërtimin e banesave, pa ofruar një mbrojtje efektive kundër abuzimeve me qiratë, transmeton albinfo.ch.
Me anë të kundërpropozimit indirekt, qeveria pranoi se rregullat aktuale lidhur me qiratë abuzive janë komplekse dhe, herë pas here, jo transparente. Ajo deklaroi se rregullat e përcaktuara në kundërpropozim do t’u mundësonin qiramarrësve dhe pronarëve që, në të ardhmen, të përcaktonin më shpejt dhe më lehtë nëse një qira është e padrejtë.
Nisma për kontrollin e qirave, e dorëzuar më 23 qershor, kërkon që qiratë të rishikohen në mënyrë automatike dhe të rregullt. Gjithashtu, parashikohet ulja e qirave që janë tepër të larta.
The post Qeveria zvicerane dëshiron të intensifikojë luftën kundër qirave të tepruara appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



